INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtohet rëndë futbollisti i Man.City, 10 javë jashtë fushës

Dëmtohet rëndë futbollisti i Man.City, 10 javë jashtë fushës

Publikuar më: 19:11 29-01-2016

Kualifikimi në finalen e Kupës së Ligës ka ardhur me një kosto të madhe për Manchester City-n që do të humbasë për rreth dy muaj shërbimet e mesfushorit belg, Kevin De Bruyne.

Lajmin e bën të ditur vetë lojtari pas konsultës me mjekun duke theksuar se dëmtimi në gju ka rrezikuar edhe ligamentet. Fillimisht klubi u tremb për një dëmtim më të rëndë që mund ta detyronte lojtarin të mungonte edhe në Euro 2016, por tashmë është e sigurt se De Bruyne do të rikthehet në fushë për pjesën e fundit të sezonit.

Mesfushori belg ishte blerja më e shtrenjë e "Citizens" në merkaton e verës por ai nuk do të zbresë në fushë për finalen e Kupës gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa mungesa e tij është e sigurt edhe në Champions League.

"Do të punoj fort për t’u rikuperuar dhe shpresoj që të rikthehem sa më shpejt në fushë. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet mbështetëse", shkruan ndër të tjera 24-vjeçari që ishte një nga lojtarët vendimtarë në suksesin 3-1 që Manchester City arriti kundër Evertonit në gjysmëfinalen e Kupës.

De Bruyne është një nga lojtarët më të aktivizuar gjatë këtij sezoni në radhët e skuadrës angleze. Edhe pse u transferua në verë ai numëron 31 ndeshje dhe 12 gola të shënuar duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm për grupin e drejtuar nga Manuel Pellegrini.

Article Logic
Execution time: 0.0036511421203613