INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona të Tiranës pa energji, reagon OSHEE

Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona të Tiranës pa energji, reagon OSHEE

Publikuar më: 17:29 30-06-2017

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar sa i takon mungesës së dritave në kryeqytet përgjatë këtyre ditëve të nxehta.

Sipas OSHEE po ndiqet me vëmendje furnizimi me energji elektrike, ndërsa rrjeti elektrik vijon të goditet nga institucione shtetërore dhe subjekte private, për të cilat kompania ka kryer kallëzim penal.

Njoftimi i OSHEE

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, po ndjek me vëmendje situatën e furnizimit me energji elektrike, në kushtet rrjeti elektrik vijon të goditet nga institucione shtetërore dhe subjekte private, për të cilat kompania ka kryer kallëzim penal.

Kështu ditët e fundit, OSHEE është përballur me dëmtime të shumta të rrjetit elektrik, kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizime, duke sjellë jo vetëm dëm në bazën materiale, por më e rëndësishmja, duke lënë pa energji elektrike abonentë në zona të ndryshme të Tiranës.

Si pasojë e punimeve nga Bashkia Kamëz në ujësjellës-kanalizime është dëmtuar tre herë brenda 5 ditëve sistemi elektrik i OSHEE, duke lënë pa drita Kamzën dhe zonën e Paskuqanit.

Tjetër rast, nga firma kontraktore 4AM, duke punuar për Unazën e Madhe, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, dëmtoi linjat e OSHEE duke lënë një pjesë të Kopshtit Botanik pa energji elektrike.

Dëme kanë shkaktuar edhe punimet e kryera nga Bashkia Tiranë apo Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Kështu, dy ditë më parë, 2 fidra pësuan dëmtime nga punonjës të ujësjellësit, duke lënë pa energji elektrike zonën pranë ish-Stadiumit “Qemal Stafa” dhe një pjesë të “Rrugës së Elbasanit”, ndërsa dëmi tjetër la pa energji zonën e Tiranës së Re, ish-bllokun, etj.

Tjetër rast, vjen nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë, e cila la për afro 2 orë pa energji një pjesë të zonës së Liqenit të Thate dhe Saukut.

Çdo defekt apo dëmtim është bërë publik në media, ndërsa OSHEE ka marrë masat duke penalizuar dhe kallëzuar subjektet për dëmin material të shkaktuar.

OSHEE, i bën thirrje të gjitha kompanive private/palëve të treta, që për çdo punim, të njoftojnë paraprakisht kompaninë e shpërndarjes për tu njohur me azhurnimet e rrjetit. Gjithashtu, kompania ka bërë thirrje disa herë që për çdo punim, shoqëritë të njoftojnë në kohë për të patur prezencën dhe asistencën e inxhinierëve të OSHEE.

Për fat të kaq kjo nuk ndodh gjithnjë dhe pasojat kanë qenë të konsiderueshme, si në dëmin ekonomik të kompanisë për bazën materiale, ashtu dhe për imazhin e OSHEE në opinionin publik për ndërprerje të energjisë që nuk vijnë për shkakun tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0023748874664307