INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denar Biba bën një hap pas, 'takimi me Biankun i papërshtatshëm'

Denar Biba bën një hap pas, 'takimi me Biankun i papërshtatshëm'

Publikuar më: 10:46 30-08-2018

Denar biba bën një hap pas lidhur me audio përgjimin e publikuar pak ditë më parë. Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba ndryshon qëndrim gjatë një prononcimi për median. Një ditë pasi Gjykata e Strasburgut konfirmoi 'qasjen e papërshtatshme" të takimit mes Bibës dhe Ledi Bianku, Denar Biba pranon se biseda e tij ka qenë për shtyrjen e çështjeve të pronave por thotë se Bianku nëse i dukej qasje e papërshtatshme mund ta kishte ndërprerë bisedën
Denar Biba:
"Siç tha vetë Gjykata e Strasburgut, unë kam takuar gjyqtarin dhe i kam kërkuar që të na asistonte në lidhje me një kërkesë të shtetit tonë për të mundësuar shtyrjen e afatit të ekzekutimit të një vendimi që në atë kohë, kur qeveria sapo ishte krijuar, do të vinte në pozitë shumë të vështirë financat. Bianku e ka konsideruar bisedën me mua si qasje të papërshtatshme. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për qasje të papërshtatshme, por jo për ndikim dhe aq më pak për shantazh. Ishte bisedë normale mes dy miqsh, që për fat të keq gjyqtari e ka referuar si qasje të papërshtatshme. Më vjen keq që nuk ma tha në sy dhe ta ndërpriste bisedën në moment”, shtoi Biba.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032820701599121