Kreu i KQZ, u largua për shkak të marrëveshjes politike Rama - Basha, por Denar Biba duket se është më i pakënaquri nga të gjithë ata që u detyruan të dorëzojnë postet publike. Biba ka zgjedhur ta bëjë vetë publike letrën e dorëheqjes, të cilën e shoqëron edhe me një koment. Aksident profesional e quan largimin e tij nga drejtimi i KQZ, Biba duke përdorur dhe një shprehje të ngjashme me atë të popullit, “kalova lumin...të dh….a kalin!
“Ky ndryshim kuajsh në mes te lumit, i padëshirueshëm nga këndvështrimi i ngushtë i stabilitetit të institucioneve, por i nevojshëm për stabilitetin e vendit. Personalisht e konsideroj një aksident profesional përgjatë një karriere të konsoliduar, që nuk ka asnjë pasojë të pakthyeshme,” shkruan ish kreu i KQZ, Biba.