INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënimi i Saimir Tahirit, jehonë në mediet ndërkombëtare: Dikur ishte bashkëpunëtori më i afërt i Ramës

Dënimi i Saimir Tahirit, jehonë në mediet ndërkombëtare: Dikur ishte bashkëpunëtori më i afërt i Ramës

Publikuar më: 09:04 20-09-2019

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka qenë jo vetëm në vëmendjen e shqiptarëve por edhe ndërkombëtarëve.

Agjencitë mediatike të huaja kanë shkruar për vendimin që dha Gjykata për ish-ministrin Tahiri. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i ka kushtuar një artikull Saimir Tahirit, duke u hapur me titullin “Ish-ministri shqiptar i pastër për akuzat e drogës, fajtor për shpërdorim detyre”.

Më tej, shkrimi i “Reuters” vijon si më poshtë:
Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

“Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit, e cila u dha gjashtë orë më vonë se sa ishte planifikuar, shkruhet në një pjesë të artikullit të Reuters.

reuters.jpg

Ndërkohë, vendimi për Saimir Tahirin ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve të tjera botërore, disa prej të cilave po i sjellim shkurtimisht më poshtë:

Euronews: “Ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe për t’ja dorëzuar drejtësisë, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.

euronews.png

Ansa: “Ish-ministër në kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkatërrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, qe merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”.

anssa.png

BalkanInsight: “Gjykata i jep ish-ministrit të Brendshëm një dënim me burg të pezulluar për shpërdorim detyre, por e konsideron atë jo fajtor për akuzat më të rënda për trafik droge, në një aktgjykim që partia kryesore e opozitës e quajti “të turpshëm”.

balkaninsdi.png

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504