INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënimi i xhihadistëve, Ambasada e SHBA kujdes!

Dënimi i xhihadistëve, Ambasada e SHBA kujdes!

Publikuar më: 09:29 05-05-2016

Vendimi për dënimin e 9 xhihadistëve ka sjellë dhe reagimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në facebook, Ambasada Amerikane i bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj, që të kenë kujdes veçanërisht në zonën e Gjykatës së Krimeve të Rënda.

“Ambasada Amerikane nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët U.S. duhet të mbeten vigjilente, për të shmangur zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Jordan Misja në Tiranë. Gjithashtu qytetarët duhet të jenë në koherencë me mediat vendase për t’u informuar në lidhje me gjithë zhvillimet. Të gjithë vizitorët SHBA-së ose rezidentë në Shqipëri duhet të jenë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre lokale të sigurisë dhe të shqyrtojë Evropën tonë “Travel Alert”. Ndërkohë për çdo shqetësim specifik të sigurisë, ata duhet t’i adresohen autoriteteve shqiptare të zbatimit të ligjit të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorët në Shqipëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662