‘Mos na vrisni ëndrrën’ ‘ Skëndërbeu ëndrra jonë’ me mbishkrime të tilla shumë qytetarë korçarë kanë mbushur rrugët e qytetit si një formë proteste kundër vendimit të UEFA për dënimin e skuadrës së Skëndërbeut.
Të rinj, fëmijë, të moshuar kërkojnë paqësisht që skuadra e tyre të mos dënohet.
Pak ditë më parë komisioni i UEFA kërkoi përjashtimin e Skëndërbeut me 10 vite duke e akuzuar se ka trukuar mbi 50 ndeshje në Shqipëri dhe në Evropë.