INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denis Dyrnjaja i kthehet keq Rita Petros: Neveris çdo predikim incesti

Denis Dyrnjaja i kthehet keq Rita Petros: Neveris çdo predikim incesti

Publikuar më: 20:45 06-12-2017

Pas publikimit të poezisë së Rita Petros reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Duket se lexuesit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë poezi.

Në lidhje me këtë ka reaguar ashpër moderatori Denis Dyrnjaja, i cili shprehet se këto deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur.

“Neveris çdo predikim inçesti! Në rrjetet sociale po bën xhiro një poezi e Rita Petros me titullin “MALLKIMI I PARË”, që predikon inçestin mes motrës dhe vëllait. Këtë deformime personale qofshin mendime reale apo stisje për vëmendje publike duhen refuzuar dhe duhen përbuzur.

Askujt nuk i ndalohet liria për të menduar, shprehur e fantazuar, por duhet të funksionojë një kundravalvul etike dhe logjike që duhet të mos i lejojë këto sofizma të shërbejnë as si shembuj dhe as si referencë publike. Dezekujlibrimi i koncepteve familjare deri në pikët e vakumeve psikopatiko/seksuale nuk duhet të shërbejnë si servirje normaliteti.

Kjo do të thotë t’i shndërrosh dhe konceptosh familjet si tribu me orgji inçestuale.

Është më shumë se e neveritshme! Ata që e mbështesin dhe e pëlqejnë këtë tezë janë njerëz me komplekse dhe boshllëqe të mëdha seksuale që mendojnë se plotësohen nga fantazia, deformacioni edhe kur ai është thjeshtë një mendim i shprehur në vargje dhe jo më një realitet”, shkruan Dyrnjaja.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377