INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denis Dyrnjaja zbulon pikën e tij të dobët...[VIDEO]

Denis Dyrnjaja zbulon pikën e tij të dobët...[VIDEO]

Publikuar më: 12:34 20-01-2017

Gazetari rrëfen për herë të parë jetën e tij private! 

Prej më shumë se 20 vitesh ai është gazetar, pjesë e Top Medias. Edhe pse ka preferuar të qëndrojë në hije sa i përketë aspektit privat të jetës së tij, Denis Dyrnjaja nuk tregohet i rezervuar teksa zbulon disa detaje në lidhje me familjen e tij, në emisionin “Tek Unë” me moderatoren Arjola Shehu.

“Jemi një familje e thjeshtë, harmonike. Vajza ime është pesë vjeç, ndërsa djali një. Jam pak i munguar në familje edhe pse përpiqem shumë që të mos jem, për shkak të punës sime jam i munguar. Fal zotit më mirëkuptojnë si bashkëshortja edhe fëmijët dhe ndoshta kjo ua shton më shumë mallin dhe ndjejmë një lloj dashurie reciproke edhe më të madhe.”

Me qetësinë që e karakterizon, gazetari Denis Dyrnjaja tregon për Arjolën se edhe jeta jashtë televizionit, po ashtu është e qetë.

“Me familjen time preferoj që të shkoj në vende të qeta, ku mund të relaksohem nga gjithë ditët e ngarkuara. Nuk jemi një nga ato familje që nisemi për ekspedita. Jo, mjafton të akomodohem diku për një drekë, por më pëlqen shumë shija e mirë e ushqimit, ndaj ky është një kusht që duhet të plotësohet patjetër”, tregon Denisi.

Ndiqni intervistën e këndshme në linkun e mëposhtëm: 

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377