INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohen me 43 vite burg 4 zyrtarët e dosjes “Karaburuni”

Dënohen me 43 vite burg 4 zyrtarët e dosjes “Karaburuni”

Publikuar më: 16:24 27-03-2018

Gjykata e Vlorës ka dhënë dënimet për dosjen “Karaburuni”, ku akuzoheshin 5 zyrtarë për tjetërsim dhe grabitje pronash në bregdet.

“Dosja e Karaburunit” është quajtur ndryshe si skandali i shekullit për faktin se në këtë dosje janë përfshirë shumë zyrtarë dhe biznesmenë, të cilët ka tjetërsuar 220 hektarë tokë në bregdetin jonian.

Gjykata ka dënuar më 18 vite burg përfituesin e tokës, shtetasin R.Mëzi, ndërsa 16 vite burg për Lefter Gjergjin. Juristja e hipotekës, Blerina Dhrami është dënuar me 6 vite burg, kurse me 3 vite burg është dënuar sekretarja e gjykatës, Donika Besimaj. Sakaq, është shapull i pafajshëm avokati Enkes Hysendhima edhe pse prokuroria kërkoi 24 vite burg.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943