INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet 6 vjet për pedofili ish-futbollisti i kombëtares angleze

Dënohet 6 vjet për pedofili ish-futbollisti i kombëtares angleze

Publikuar më: 18:22 24-03-2016

Ish-futbollisti i kombëtares angleze, Adam Johnson, është dënuar me 6 vite burg nga Gjykata e Bradfordit. 28-vjeçari, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare në muajin janar të vitit 2015, gjë që e pranoi edhe vetë në gjykatë. Ish-futbollisti i Sundërlandit, babai i një vajze, është shfaqur i ftohtë dhe pa asnjë shenjë pendese gjatë proçesit të gjykimit.

Gjykatësi Jonathan Rose tha se vajza kishte “pësuar dëmtime të rënda psikologjike”. Ai i tha futbollistit  anglez se ajo ka pasur “kërcënime dhe mijëra komente ofenduese” në rrjete sociale.

Një nga detektivët qe punoi për këtë çeshtje tha: “ të jesh i famshëm nuk të jep ty të drejtën të thyesh ligjin për të bërë atë çka dëshiron”

Article Logic
Execution time: 0.0025551319122314