Një 45 vjeçar është denuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi është akuzuar nga bashkëshortja e tij se ka ushtruar dhunë në familje. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka ngacmuar seksualisht edhe 2 vajzat e tij.
Babai me iniciale B.P ka kërcënuar për një kohë të gjatë fëmijët dhe nënën e tyre si dhe për muaj me rradhe ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij.
I pandehuri B.P, 45 vjeç, është shpallur fajtor për akuzën e “ngacmimit seksual” dhe “dhunës në familje”, dhe është dënuar me 5 vjet burg. Ai ka përfituar uljen e një të tretës, për shkak se gjykimi është zhvilluar me kohë të shkurtuar.