INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Dënohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Publikuar më: 08:23 05-04-2017

Ledian Memushaj merr një tjetër gjobë këtë sezon në Serinë A, që është e dyta për të. Mesfushori I Kombëtares kuqezi që luan me Peskarën ka marrë një gjobë nga Federata Italiane e Futbollit, kjo për shkak të protestave të shumta në ndeshjen kundër Milanit.

Duke qenë kapiteni I skuadrës abruce, Memushaj është gjobitur me 1500 euro, për shkak se ka bërë një sjellje të pahijshme ndaj arbitrit të ndeshje për faktin se ishte kapiten i skuadrës duke sjellë një shembull të keq te pjesa tjetër e skuadrës.

Kujtojmë se Memushaj ishte ndëshkuar për herë të parë me një gjobë të ngjashme në mars, pas sfidës të humbur ndaj Kievos ku kishte marrë karton të verdhë.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768