INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet ish-deputeti demokrat

Dënohet ish-deputeti demokrat

Publikuar më: 13:03 08-04-2019

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi është dënuar. Gjykata ka përfunduar gjykimin për ish-deputetin e PD, i paditur për shpifje nga ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi të shpallë fajtor ish-deputetin Boçi për shpifje dhe fyerje duke e dënuar atë me një gjobë prej 50 000 lëkësh për secilën vepër penale. Me bashkimin e dënimit ish deputeti Boçi dënohet me 70000 lekë gjobë.

Boçi u dënua për akuzat e tij për abuzime me tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjeçare. Nikolla e kishte paditur për shpifje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038008689880371