INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet loja që nxit akte dhune

Dënohet loja që nxit akte dhune

Publikuar më: 15:28 30-05-2018
Një lojë ku qëllohet me armë në shkollë është hequr nga dyqani online i Steam para se të dalë në treg. Titulli ishte kritikuar nga prindërit e viktimave që kanë humbur jetën në shkolla nga të shtënat me armë. Ata ngritën një peticion online që kundërshtonte krijimin e lojës dhe tërhoqi më shumë se 180.000 nënshkrime.
 
Pronari i Steam, tha se kishte hequr lojën sepse krijuesi i saj kishte bërë tematikë sjelljen e keqe në shkollë pasi kishte përjetuar dicka të tillë, por e ka mohuar këtë gjë.
Loja Active Shooter mori vëmendje pasi BBC zbuloi se një fondacion bamirës kundër armëve e kishte përshkruar si ‘të tmerrshme’.
 
Familjet e dy studentëve që u vranë në gjimnazin e Parkland në muajin shkurt kanë thënë se është lojë përbuzëse dhe e frikshme. Ka patur dhe zyrtarë amerikanë që kanë reaguar duke shtuar se krijuesi i lojës duhet të ndihet i turpëruar.
 vrasje_shkolle.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0042829513549805