INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet me 20 vite burg iraniania që hoqi shaminë [VIDEO]

Dënohet me 20 vite burg iraniania që hoqi shaminë [VIDEO]

Publikuar më: 15:40 10-07-2018

Një grua iraniane që protestoi për heqjen e shamisë u dënua me 20 vite burg. Shapark Shajarizadeh u arrestua në shkurt pasi u filmua duke qëndruar në Teheran, ndërsa tundte shaminë me një shkop.  42-vjeçarja ka publikuar në ëebsite në fillim të kësaj jave se ishte burgosur për shkak se kishte kundërshtuar vendosjen e shamisë dhe valëzoi flamurin në rrugë. Shajarizadeh u lirua me kusht në fund të prillit pasi Amnesty, raportoi se ajo ishte akuzuar për 'nxitje të korrupsionit dhe prostitucionit'. Ajo i ishte nënshtruar torturës dhe rrahjeve pas arrestimit, tha avokatja e saj. Vetëm në muajin shkurt, policia iraniane arrestoi 29 gra për heqjen e shamive të tyre në publik, si pjesë e një fushate të njohur si "Të Mërkurat e Bardha".Vendndodhja e Shajarizadeh nuk dihet dhe nuk ka pasur ndonjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët iranianë. Kodi i veshjes islamike, i vendosur që nga revolucioni i vitit 1979, e konsideron shaminë të detyrueshme për çdo femër mbi 13 vjeç në Iran dhe thuhet se ato duhet të mbulohen nga koka deri tek këmbët. Thyerja e rregullave mund të rezultojë në gjoba deri në 17 paund dhe deri në dy muaj burg.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432