Dënohet me tre vite burg kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi. Ai akuzohet për parregullsi në zgjedhjet vendore të 2013-ës, në zonën elektorale të Strumicës, në kuadër të dosjes hetimore “Titanik 2”.
Krahas tij është dënuar edhe ish-shefi i Inteligjencës maqedonase, Sasha Mijallkov. Janë dënuar me burg gjithashtu edhe ish-anëtarët e Komisioni Zgjedhor, përfaqësues të VMRO-DPMNE.