INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dënohet me vdekje miliarderi iranian

Dënohet me vdekje miliarderi iranian

Publikuar më: 14:50 06-03-2016

Miliarderi iranian, Babak Zanjani, personi më i pasur në Republikën Islamike të Iranit, është dënuar me vdekje, pasi është shpallur fajtor nën akuzat për korrupsion.

Gjyqësori i Iranit ka shpallur sot dënimet për Zanjanin dhe dy të pandehur të tjerë.

Zanjani ka dalë në pah gjatë presidencës së Mahmud Ahmadinejadit për aftësitë e tij për t’i ndihmuar Iranit, që t’iu shmanget sanksioneve ndërkombëtare dhe të shesë naftë jashtë vendit.

Ai është dënuar për mashtrim dhe krime të tjera ekonomike. Zanjani po ashtu duhet të paguajë dëmshpërblim ndaj shtetit për humbjet e tij. Ai është arrestuar në dhjetor të vitit 2013. Pasuria e tij në atë kohë ka qenë 14 miliardë dollarë.

Të pandehurit mund të apelojnë vendimin e gjyqësorit.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107