INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncim! Ja çertifikata, që lëshon sistemi parashkollor plot gabime…

Denoncim! Ja çertifikata, që lëshon sistemi parashkollor plot gabime…

Publikuar më: 10:07 15-06-2016

Kohët e fundit ka patur shumë denoncime në lidhje me literaturën shkollore, e cila në disa raste rezulton me gabime të theksuara drejtshkrimore. Një qytetar nga Patosi ka denoncuar gabimet të tjera të rënda në një çertifikatë të lëshuar nga sistemi parashkollor.
Ai thotë se nipi i tij ka marrë një çertifikatë që ka përfunduar parashkollorin dhe në shtator do të regjistrohet në klasën e parë. Po kur ka lexuar përmbajtjen e saj është skandalizuar nga gabimet.

Ja ç’shkruan ai:

Autori i çertifikatës nuk di zgjedhimin e foljes duke i vendosur një “ë” fundore në mënyrë arbitrare, si përshembull: “Unë shkojë apo unë di të shkruajë”.
Nuk arrij ta lexoj dot deri në fund për shkak të gabimeve drejtshkrimore. Kush i përgatit këto paçavure?! Kush dreqin i pranon dhe për më teper i firmos poshtë?! Si nuk iu vjen turp, që po lenë dhe emrat aty në fund?! A arrijnë ta kuptojnë se janë injorantë të kategorisë superiore dhe duhet të zhduken nga sistemi arsimor?!

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367