Një denoncim në lidhje me daljen e testit të letërsisë para se provimi të përfundontë vjen nga opozitari Luçiano Boçi. Ai shkruan se kjo është një tallje për maturantët që janë lodhur për vite më radhë. Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka publikuar disa foto, të tezës.
'Një tallje gjigande, shpërfillje, hedhje poshtë, shkelje me këmbë e çdo merite, mundi e djerse që Rama, Besa e pabesia qeverisëse i bën maturantëve. Fare pak pas fillimit të provimit të Letërsisë, sikurse ndodhi me Anglishten, testi del e përhapet kudo', shkruan Boçi.
Ai e quan këtë krim shtetëror. Dhe bën një thirrje: “Pas kësaj, pse duhet të heshtin prindërit, maturantët?!!! Padrejtësia e sotme lë gjurmën e saj tek brezi dhe bëhet shtrat i padrejtësive të tjera. Turp dhe skandal i vërtetë! Ky KRIM SHTETËROR është i papranueshëm e duhet dënuar!!!!"