INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncim – Shkeljet e moratoriumit të gjuetisë. U vranë 1500 kafshë për...

Denoncim – Shkeljet e moratoriumit të gjuetisë. U vranë 1500 kafshë për...

Publikuar më: 15:06 14-01-2016

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyor në Shqipëri dhe Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë denoncojnë sërisht shkeljet e vazhdueshme të moratoriumit dy vjeçar të gjuetisë të vëzhguara në muajt e fundit. Edhe pse afati për përfundimin e moratoriumit përfundon në mars të këtij vit është vërejtur se nga nëntori i vitit 2015 deri tani në janar gjuetia e paligjshme është intensifikuar së tepërmi, nëpërmjet vrasjes së kafshëve të egra me armë zjarri, por edhe ngritjes së kurtheve të ndryshme.

Nga vrojtimet në terren, rezulton se gjuetia e paligjshme praktikohet zakonisht ditët e fundjavës në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë natës, për faktin se në këto ditë dhe orare organet ligjzbatuese, duket se kanë një vigjilencë më të shkujdesur mbi kontrollin e territorit, të cilën e përdorin më së miri abuzuesit.

Gjuetia e paligjshme po ndodh madje dhe zonat e mbrojtura ligatinore, por edhe në zonat e mbrojtura malore, të cilat kanë qënë në fokus të monitorimit, duke mos kursyer as kafshët e rralla, pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë, si huta, kaprolli, ujku dhe derri i egër.

Këto organizata vetëm përgjatë 2 muajve të fundit kanë konstatuar dhe dokumentuar 1507 raste të gjuetisë së paligjshme dhe paralajmërojnë se këto raste do të shtohen, përgjatë kësaj fundjave, ku është parashikuar një rënie e ndjeshme e temperaturave dhe moti i tillë shkakton grumbullimin e grupeve të mëdha të shpendëve dimërues në zonat ligatinore.
Zonat më problematike, rezultojnë ato ligatinore-bregdetare si Laguna e Patokut në rrethin e Lezhës, Ligatina e Fllakës në afërsi të Durrësit, Laguna e Vilunit në rrethin e Shkodrës, kompleksi ligatinor Vjosë – Nartë në rrethin e Vlorës, ku numri i fushëzave të gjahtarëve në disa prej zonave të përmendura është dyfishuar vetëm përgjatë dy javëve të fundit. Gjithashtu e njëjta situatë problematike paraqitet edhe në zona të tjera, në mënyrë të veçantë në rajonin Pukë-Mirditë, në rajonin e Korçës, rajonin e Tropojes, e etj.

Organizata PPNEA dhe ASPBM u bën thirrje të gjithë insititucioneve ligjzbatuese në vend, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Brendëshme, të marrin masa të menjëhershme për vënien nën kontroll të gjuetisë së paligjshme, duke mbrojtur kështu popullatat tashmë të tejet të rrezikuara të faunës së egër në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.030686140060425