INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi/Ari i Shqipërisë vendoset në duart e Edi Ramës me miratimin e Parlamentit

Denoncimi/Ari i Shqipërisë vendoset në duart e Edi Ramës me miratimin e Parlamentit

Publikuar më: 09:40 13-07-2019

Një ndryshim në ligjin për shfrytëzimin e rezervave materiale të shtetit kalon pasurinë e Shqipërisë në duart e kryeministrit të vendit. Kjo është quajtur skandaloze nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, që ka bërë dhe denoncimin duke bashkëngjitur dhe ndryshimet që janë bërë në ligj. “Skandali.Edi Rama i rrëmben qeverisë të drejtën e blerjes së arit të Shqipërisë dhe ja jep vetes!? Përse? Edi Rama i ka dhënë vetes në mënyrë individuale të drejtën, që të blejë vetëm ai, me urdher të tij, arin e Shqipërisë dhe jo qeveria, siç ka qenë e vendosur me Ligjin.Nr.9900 dt.10.04. 2008”, shkruan Vasili.

Ndryshimi është bërë pa zhurmë dhe me miratimin e Parlamentit. “Parlamenti i Edi Ramës ka votuar ndryshimin e një pike të vetme në ligjin e “Rezervave Materiale të Shtetit, pikerisht nenin 10. Me këtë ndryshim Kryeministri ja ka hequr Qeverisë të drejtën që të vendosë, si deri më sot, për Mallrat e grupit A ku është ari pjesë kryesore e tyre dhe ka ligjëruar rrëmbimin në grushtin e tij”, thotë Vasili, duke vijuar: “Në relacion skandaloz shpjegues të qeverisë, që shoqëroi ligjin thuhej se: kjo bëhej që këto blerje të kryheshin më shpejt, pra të mos vonoheshin nga mbledhjet e qeverisë dhe se hierarkia e akteve të tjera e kërkonte”.

 

LIGJI_PER_FLORININ_E_SHQIPERISE.jpg

LIGJI_PER_FLORIRIN_2.jpg

 

RELACIONI.jpg

ARTIKUJT.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017838478088379