INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Denoncimi i IN Tv për regjistrimet e studentëve! KLSH e fakton 825 të jashtëligjshëm...[VIDEO]

Publikuar më: 14:38 13-11-2017

Një vit më parë ka mbërritur në IN News një denoncim. Studenti thotë se është regjistruar dhe ka nisur shkollën, por nuk i ishte dhënë një dokument që ta vërtetojë këtë, pasi sekretaritë e shkollave të larta private prisnin një udhëzim të ri, që do tu shtoheshin kuotat. Pra universitetet private regjistronin studentë jashtë afateve kohore të përcaktuara me ligji.
E këtë shkelje e ka denocuar një vit më pas dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Raport thotë se në vitin akademik 2016-2017 është abuzuar me regjistrimin e studentëve në kapërcim të afateve ligjore. Sipas draft-raportit, 800 studentë janë regjistruar në shkelje të këtyre afateve në institucionet e arsimit të lartë privat dhe 25 në Universitetitn publik. E aktualisht të gjithë këta studentë sot nuk kanë numrin zyrtar të regjistrimit apo siç quhet ndryshe atë të matrikullimit.
Sipas KLSH urdhërin për vijimin e regjistrimeve në universitete jashtë afateve e ka dhënë ish sekretari i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.
Kështu që është e qartë se dhe studenti që një vit më parë denoncoi pranë IN News këtë problem aktualisht nuk rezulton zyrtarisht në regjistrat e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. E këtë merak kishte dhe ai se do paguante paratë dhe do vijonte leksionet, pa qënë i sigurt se do të ishte zyrtarish student apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0039029121398926