INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i parcelave me kanabis nga PD, reagon Policia e Shtetit

Denoncimi i parcelave me kanabis nga PD, reagon Policia e Shtetit

Publikuar më: 18:21 01-08-2016

Policia e Shtetit ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp lidhur me video-denoncimin e Partisë Demokratike, ku publikoi pamje të parcelave me kabanas në fshatin Gusmar të Tepelenës.

Ja deklarata e plotë:

Policia e Shtetit, në mënyrë të përsëritur, falënderon PD për jehonën që i bën punës së saj.

Nuk janë të rralla rastet kur PD ka bërë politikë me punën e policisë, ashtu siç nuk është hera e parë që PD bën politikë me rezultatet dhe sukseset e saj.

Policia e Shtetit thekson se lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit është një luftë e përditshme. Këtë e dëshmojnë rezultatet e arritura, të cilat nuk kanë asnjë referencë krahasimi me kohën e qeverisjes së PD.

Lufta kundër kultivimit të kanabis nuk është e nuk mund të jetë provë e pretendimeve të PD, por vetëm provë e luftës që bën Policia e Shtetit ditë për ditë.

Ftojmë PD të denoncojë raste konkrete pranë autoriteteve të ligjit, e jo të bëjë politikë, aq më pak me vetë punën dhe rezultatet e policisë së shtetit në luftën kundër drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0042397975921631