INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi i PD-së, ish-deputetja Vokshi: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i epidemive!

Denoncimi i PD-së, ish-deputetja Vokshi: Tirana pa ujë të pijshëm, rrezikohet shpërthimi i epidemive!

Publikuar më: 11:54 01-09-2019

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të diel mungesën e ujit të pijshëm në Tiranë, që nga zonat periferike deri te zonat më të populluara në qendër të kryeqytetit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, se prej javësh mungon uji i pijshëm në zonën e Sami Frashërit, Myslym Shyrit dhe Bllok, ndërsa shtoi se edhe kur uji vjen, është i ndotur dhe përbën rrezik për shpërthim epidemish.

“Mijëra mesazhe e denoncime kanë mbërritur në Partinë Demokratike për mungesën e furnizimit me ujë në Tiranë. Dhjetra lagje në Kryeqytet ankohen se nuk furnizohen me ujë prej javësh, lagje të tëra uji mungon mbi 20 orë në ditë, ndërsa faturat e ujit u shumëfishuan për të justifikuar vjedhjen galopante në Ujësjellësin Tiranë.

Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës.

Denoncimet vijnë, jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, Ali Demi, Lapraka, Uzina e Autotraktorëve, por edhe nga rruga ”Sami Frashëri”, zona e “Myslym Shyrit”, zona e Bllokut etj. Nuk mjafton kjo, por qytetarët ankohen se uji vjen i ndotur në rubineta në rrezik shpërthimi epidemish”, tha Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0044229030609131