INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi: Mashtrimi i madh me rritjen e pagave

Denoncimi: Mashtrimi i madh me rritjen e pagave

Publikuar më: 13:23 13-03-2017

Prej kohësh flitet që rrogat e pedagogve do rriten por deri tani asgjë nuk ka ndryshuar.

Në një postim në facebook politologu Afrim Krasniqi ka denoncuar premtimet e shumta për rritjen e pagave që datojnë që në tetorë të 2016, dhe pse tani një vit pas asgje nuk ka ndryshuar.

"Ne tetor-nentor-dhjetor 2016 shkuan nga qyteti ne qytet, nga ekrani ne ekran duke thene "me 1 mars do rriten rrogat e pedagogeve". Ka te pakten 18 mbledhje e fjalime per kete gje. Per me stafet akademike ishte lajm i mire, sepse rritja e fundit daton diku perpara 12 vitesh dhe se rroga e pedagogut sot eshte me e vogel sesa rroga e bodigardit ne zyrat e shtetit! U bene tabela, u mbushen mediat me shifra e llogaritje dhe ne fund vijon ...deja vu! Jemi me 13 mars dhe asgje nuk ka ndodhur, as rroge dhe as rritje! Sepse me ligjin 2015 propozimi/miratimi vjen nga bordet e administrimit te universiteteve dhe jo nga kalkulimet politike. Sot disa nga bordet jane lajmeruar urgjent per mbledhje formale......dhe nese gjejne te ardhura, do rrisin edhe rrogat! Fatura? Kostot? Kush i paguan? Asnje info. Mesimi nga kjo histori e ri-pare me dhjetra here ne keto 27 vjet? E thote Churchill: "politikanet ne fillim duhet te mendojne dhe pastaj te shprehen, jo e kunderta"! Edhe ne kete rast, apeli mbetet i njejte: lexoni ligjin e mendojeni zgjidhjen dhe pastaj mbani fjalime per ta shitur ate; ne fillim mendojeni dhe pastaj bejini premtimet, ne fillim mendojeni dhe pastaj beni aktet administrative, edhe kur kemi zgjedhje dhe duhen ca vota! Jo e kunderta!" shprehet në status Krasniqi

Article Logic
Execution time: 0.0033600330352783