INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncimi te Berisha: Tritolin te farmacia e babait të Tahirit e vuri Shullazi, pas sherrit me Saimir Tahirin

Denoncimi te Berisha: Tritolin te farmacia e babait të Tahirit e vuri Shullazi, pas sherrit me Saimir Tahirin

Publikuar më: 12:26 15-05-2016

Denoncimet e bëra te ish-Kryeminstri Berisha, po bëhen të udhës tashmë. Pas rasteve të shumta të denoncuara më parë, ditën e sotme ka postuar një sms të një personi me inicialet R.N. i cili thotë se është oficer policie. Ky person i shkruan Berishës se tritolin te farmacia e babait të Tahirit e ka vendosur Emiljano Shullazi, pas një konflikti që ka patur në atë kohë me ministrin.

Sipas R.N. Shullazi ishte plagosur në atë kohë, duke i shpëtuar një atentati dhe vendosi tritol te farmacia e babait të Tahirit, si edhe në banesën e Elvis Gacajt, ngjarja e fundit nuk u bë publike për mediat.

Gacaj ishte objektivi i një atentati në parkun “1 Maji”, ku mbetën të vdekur tre të rinj dhe ai u plagos për çështje të pazareve të drogës. Sipas denoncuesit, Elvis Gacaj është i “forti” i Tiranës së Re dhe ai dyshohet si vrasës me pagesë që mund të përdorej nga Tahiri për Shullazin.

Article Logic
Execution time: 0.0060770511627197