INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncoi Agron Xhafën. Albert Veliu thirret në Prokurori

Denoncoi Agron Xhafën. Albert Veliu thirret në Prokurori

Publikuar më: 10:11 18-05-2018

Pasi doli me zë dhe me figurë, dëshmitari ‘x’, Albert Veliut është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se Albert Veliu, është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas denoncimit publik që bëri për vëllain e Ministrit të Brendshëm, i cili sipas Veliut vijon trafikun e lëndëve narkotike. Nga burimet mediatike bëhet e ditur se dëshmitari ‘X’ ka dhënë dëshmitë mbi gjithçka di për këtë çështje. Marrja në pyetje vjen një ditë pasi Albert Veliu doli me zë dhe figurë, e ku sipas tij vëllai i ministrit jo vetëm që vijon trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike por në shërbim të tij janë dhe strukturat e policisë dhe kufirit detar. Një ditë më parë në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, ai bëri të ditur identitetin e tij, ndërsa me shqetësim tha se i është kërcënuar familja pas publikimit të audio-përgjimit. Veliu këmbëngul se audio-përgjimi është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. Por dëshmitari ‘X’, thotë se nuk është ai autor i përgjimit.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229