Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, mjeku Taulant Muka, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Muka denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011 dhe këtë denoncim e bëri edhe në “Kafein” në IN Tv.
Akuzat publike bënë që Demo të jepte dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit më 19 tetor të këtij viti.
Më herët studiuesi Taulant Muka ka denoncuar për plagjaturë përveç Demos dhe deputeten e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa është shprehur se do të vijonte të publikonte raste të tjera të pushtetarëve dhe politikanëve që kanë marrë titujë shkencor nëpërmjet kopjimit.