Të gjithë e mbajmë mend vogëlushen e ëmbël të “Kripëmjatëzave”, Ajsin. Disa për talentin e saj në aktrim që në moshë të vogël, disa për bukurinë, e disa të tjerë për faktin se ka denoncuar Leonard Bombaj se e ka përdhunuar në moshën 10 vjeçare.
Po si është jeta e saj sot?
Sot ajo është një zonjushë e vërtetë, një vajzë mjaft e këndshme që nuk ka hequr dorë nga arti. Tashmë 22-vjeç, Ajsi ka provuar veten në rolin e modeles, ndërsa ka pasur disa eksperienca në këtë fushë. Teksa ka marrë pjesë në disa fushata promovuese e ka pozuar për fotografë të ndryshëm, bukuroshja është shfaqur edhe në një film, të titulluar “Jeto Ndryshe”.
Edhe pse ka preferuar të qëndrojë në hije, aktorja e re nuk ka arritur t’i qëndrojë larg ekranit. Kohë më parë, ajo ishte një nga prezantueset e “Agon Channel”, ku shfaqej çdo javë përkrah Endrik Bebës në një emision.