INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Denoncoi Shukri Xhelilin, 21 vjeçares i hapin adresë “Facebook-u” false

Denoncoi Shukri Xhelilin, 21 vjeçares i hapin adresë “Facebook-u” false

Publikuar më: 10:13 23-05-2016

21 vjeçarja Anisa A., vajza e cila publikoj videoskandalin me kryebashkiakun e këtij qyteti Shukri Xhelili, të cilit i kushtoi jo vetëm mandatin e kryetarit por sot ndodhet pas hekurave, ka bërë një tjetër denoncim në organin e akuzës. Mësohet se 21 vjeçarja ka denoncuar të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të këtij qyteti, të cilët sipas saj kanë hapur një adresë “Facebook-u” false me emrin dhe fotografitë e saj. Nga kjo adresë, thotë më tej 20 vjeçarja, të rinjtë e forumit rinor bëjnë ofendime dhe sharje ndaj 21-vjeçares.
Ja padinë e saj 21 vjeçarja:
“ Quhem Anisa A., 21 vjeçe, me kombësi e shtetësi shqiptare. Me arsim të mesëm dhe me profesion magaziniere tek Qendra Kulturore në Bashkinë Peshkopi. Jam beqare dhe me banim në Peshkopi, lagjja “Kamen”. E padënuar më parë. Arësyeja përse kam ardhur për të kallëzuar, ka të bëjë me faktin se para dy ditësh (datë 12 maj 2016), unë kam denoncuar publikisht një rast abuzimi ku subjekt i kallëzimit tim është ish kryetari i Bashkisë së Peshkopisë. Për shkak të kësaj situate kam qënë e detyruar të qëndroj e mbyllur në shtëpi, pasi gjatë këtyre ditëve kam pasur presione nga persona të panjohur. Kjo situatë presioni ka ndodhur dhe në rrjetin social “Facebook”, të cilin unë e frekuentoj. Këtë faqe të rrjetit social “facebook” e kam frekuentuar pothuajse çdo ditë. Gjatë ditës së djeshme, më datë 13 maj 2016, rreth orës 18:00, kur kam hapur adresën time në “facebook”, kam parë që kanë hapur një faqe tjetër me fotografi profili fytyrën time dhe me emrin “Anisa A.”. Për këtë fakt nuk kam dijeni se kush e ka hapur këtë profil, por dyshoj se këtë mund ta ketë hapur ndonjë prej anëtarëve të Forumit Rinor Socialt të degës Dibër”.

Article Logic
Execution time: 0.0033431053161621