Ish kryeministri Sali Berisha ka postuar një video në rrjetin social facebook ku denoncon kreun e qeverisë Edi Rama, i cili sipas tij ka shkuar në Klos me helikopter, duke u ulur pa leje në një tokë private. Berisha në denoncimin që publikoi përmes qytetarit dixhital, thotë se helikopteri është ulur në një zonë me të mbjella, duke i shkatërruar.
‘’Tek ia mbathi nga Peshkopia, Rama ul helikopterin në tokë private dhe i prish të mbjellat fermerit!Lexoni mesazhin e fermerit dixhital. Sb’’
“Përshëndetje zoti Berisha. Ky është helikopteri i Ramës në Klos. Kur është ulur nuk është marë asnjë leje dhe është ulur në tokë private. Banorët janë ankuar se u ka prishur të mbjellat, por kanë frikë të prononcohen me fytyrë.”