Një vajzë nga Shkodra ka denoncuar të dashurin e saj se ai e ka kërcënuar se do ti publikojë fotot e tyre intime në rrjetet sociale.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, SH.D., banuese në Shkodër është paraqitur në rajonin e policisë dy ditë më parë dhe ka bërë kallëzim, se E.H., me të cilin ka pasur një lidhje intime, e ka kanosur se do publikoj në rrjete sociale foto që kanë bërë bashkë.
Blutë e Shkodrës kanë shpallur në kërkim të riun me inicialet SH.D i cili akuzohet për veprën penale “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.