INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dentistët dyfishojnë çmimet, reagon Nora Malaj: Shqiptarët do mbeten pa dhëmbë...

Dentistët dyfishojnë çmimet, reagon Nora Malaj: Shqiptarët do mbeten pa dhëmbë...

Publikuar më: 18:38 24-01-2019

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka komentuar listën e re të çmimeve të Urdhrit të Stomatologëve për klinikat dentare. Malaj shkruan se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët dhe se shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe, por edhe pa dhëmbë.

Me nisjen e vitit të ri, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, kjo të paktën sipas Urdhrit të Stomatologëve.

Nëse një mbushje dhëmbi para 1 janarit kushtonte 2 mijë lekë të reja, pas Urdhrit të Stomatologëve ajo do të kushtojë 4 mijë lekë të reja.

“Tani shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe , po dhe pa dhembe në gojë! Dhe ja sot lajmi i fundit! Dyfishohen pagesat për procedurat e mirëmbajtjes se dhëmbëve dhe pajisjeve dentare! Tashmë shëndetësia falas jo vetëm që nuk ekziston, madje as në letra dhe në ëndrrat më të bukura, po tashmë shqiptarët do të mbeten pa dhëmbë në gojë! Po pastaj.,, Asgjë… boll që qeveria të fusi duart në xhepat e shqiptarëve , se shëndetësi falas apo rimbursime stomatologjike harroje. Dhe pse ndodh kjo??? Se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët. Duke futur duart në xhepat e qytetarëve , do t’i grijë këta të fundit me dhimbje dhëmbësh. M’u kujtua poezia e Bërsit që thotë: “ Armiqtë e mi t’i grijë me dhimbje dhëmbësh”” .. Eh , o popull .. Sa gjëra thuhen në emrin tënd. Po që qeveria të të quante armik , kjo është shumë. Ti nuk e meriton këtë qeveri të të qeverisë. Se kjo qeveri ty si popull nuk të meriton…. Ky vendimi është një tjetër dramë për ketë popull”, shkruan ajo në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0036818981170654