SHBA-ja disponon me informata se grupet ekstremiste si Shteti Islamik dhe Al Kaeda planifikojnë sulme të reja ndaj qytetarëve amerikanë jashtë kufijve, kryesisht në Evropë, lajmëron TASS.
“Të gjitha vendet evropiane mbeten të ndjeshme ndaj sulmeve nga ana e organizatave ndërkombëtare terroriste”, theksohet në paralajmërimin për kërcënimin terrorist, të publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Ata theksojnë se rreziku i lartë nga sulmet terroriste në Evropë do të mbetet, derisa anëtarët evropianë të Shtetit Islamik kthehen nga Siria dhe nga Iraku.
Deri më tani janë penguar 75 plane të Shtetit Islamik ndaj vendeve perëndimore.