INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin: ''Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe biznesmenët shmangnin ndjekjen penale''

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin: ''Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe biznesmenët shmangnin ndjekjen penale''

Publikuar më: 19:32 13-03-2019

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi të drejtat e njeriut në botë.

Në pjesën për Shqipërinë trajtohen një numër çështjesh, siç janë mosndëshkimi, korrupsioni dhe një sërë problemesh serioze. 

Më poshtë disa prej tyre:

Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një veting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje me krimin e organizuar.

Korrupsioni vazhdoi të ishte një problem serioz në qendrat e paraburgimit.

Edhe pse qeveria ka mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimin dhe korrupsionin, korrupsioni në radhët e policisë mbeti problem.

Article Logic
Execution time: 0.0034079551696777