INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Departamenti Amerikan i Shtetit - Raport për trafikimin e drogës. Ja ç’thuhet për Shqipërinë…

Departamenti Amerikan i Shtetit - Raport për trafikimin e drogës. Ja ç’thuhet për Shqipërinë…

Publikuar më: 14:51 03-03-2016

Për Departamentin Amerikan të Shtetit, Shqipëria, vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një rrugë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

Megjithatë amerikanët thonë se autoritetet shqiptare gjatë 2015 kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve, që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
Në raport përmendet se edhe kur ka patur suksese kanë ndikuar strukturat e huaja dhe kryesisht bashkëpunimi me autoritetet italiane dhe shtimi i angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.
Në 10 muajt e parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 kg kokainë.
Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715