INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Depilimi i shpeshtë i zonës intime lidhet me sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Depilimi i shpeshtë i zonës intime lidhet me sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Publikuar më: 13:03 07-12-2016

Sipas një studimi amerikan, personat që depilojnë shpesh zonën intime, janë më të prirur  të preken nga infeksione seksualisht të transmetueshme.

Tendenca  për të patur një ndjesi të butë pas depilimit në zonat intime, është rritur masivisht vitet e fundit.

Në një botë ku moda dhe dukja janë mbretërit, ka një shqetësim që mund të shkaktojë disa dëme.  

Charles Osterberg, nga Shkolla Mjekësore “Dell”  në Universitetin e Teksasit, ishte autor i studimit të normave alarmuese të këtij studimi.

Me kalimin e kohës, perceptimet tona për atë që është tërheqëse qoftë tek një mashkull apo tek një femër, kanë ndryshuar dhe për atë çfarë do të thotë  se është normale, është zhvendosur në sajë të perceptimeve tona të ndikuara nga media.  

Nga studimi rezulton se personat që depiloheshin mesatarisht 11 herë në vit, janë 3.5- 4 fish më të rrezikuar ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Në këto sëmundje përfshiheshin edhe herpesi dhe virusi lyth.

Për këtë studim u analizuan të dhënat e 7500 amerikanëve nga mosha 18- 65 vjeç  ku rezultoi se 75% e tyre depiloheshin rregullisht në zonën intime. Femrat kryesisht përdornin brisqe ndërsa meshkujt pajisjet elektrike.

Përdorimi i mjeteve më shumë se një herë dhe si pasojë, irritimet e vazhdueshme të lëkurës, janë dy nga arsyet që studiuesit kanë dalë në këtë përfundim.

Article Logic
Execution time: 0.0032129287719727