INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Depresioni dhe sëmundjet e zemrës. Problemet e shëndetit mendorë rrisin rrezikun e vdekshmërisë [VIDEO]

Publikuar më: 13:54 31-07-2017

Një studim i ri ka shqyrtuar rrezikun e vdekjes së parakohshme në pacientët që janë diagnostikuar si me depresionin ashtu edhe me sëmundjen e arteries koronare. Sëmundja e arterieve koronare është forma më e përhapur e sëmundjeve të zemrës. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë studime kanë vënë në dukje efektin e shqetësimit psikologjik ose depresionit mbi rrezikun e vdekshmërisë tek pacientët me sëmundje të arteries koronare. Një ekip studiuesish në Amerikë kreu një studim në shkallë të gjerë për të hetuar lidhjen midis diagnostikimit me sëmundje të arteries kornare dhe diagnozës së depresionit. Ata zbuluan se kishte një lidhje midis sëmundjes së zemrës dhe rënies në depresion pas marrjes së diagnozës.  Ekipi ekzaminoi 24,137 pacientë me sëmundjen e arteries koronare . Kërkuesit përcaktuan nëse pacientët kishin depresion ose jo. Në përgjithësi, 3,646 (15 për qind) e pacientëve morën një diagnozë të depresionit gjatë ndjekjes së problemit me zemrën. Këta pacientë ishin në moshë më të re dhe përgjithësisht ishin femra, krahasuar me homologët e tyre pa depresion. Nga të gjithë pacientët e diagnostikuar me depresion, 27 për qind e tyre u zbuluan brenda një viti nga identifikimi i sëmundjes së zemrës, 24 për qind 1 deri në 3 vjet pas diagnozës së sëmundjeve të zemrës, dhe pothuajse 37 për qind më shumë pas 5 vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0025358200073242