INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Depresioni pas lindjes/ Nënat që lindin në verë dhe vjeshtë, më të rrezikuara

Depresioni pas lindjes/ Nënat që lindin në verë dhe vjeshtë, më të rrezikuara

Publikuar më: 17:53 23-10-2017

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 1 në 7 femra pasi sjellin në jetë një fëmijë preken nga depresioni i pas lindjes.

Ky sëmundje shkakton tek ato ndryshim të orarit të gjumit, i bënë të ndihen të lodhura, pa energji, të nervozuara dhe në ankth.

Sipas një studimi të fundi që u publikua këtë javë në konferencën në Boston femrat që rrezikojnë më shumë që të preken nga kjo sëmundje janë ato që lindin gjatë stinës së verës dhe vjeshtës.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se kjo sëmundje shfaqet 2 deri në 3 javë pas lindjes.

Gjithashtu nënat që lindin pa anestezi janë më të rrezikuara për tu prekur nga depresioni i pas lindjes.

Studiuesit e kanë konsideruar këtë lloj të depresionit të rrezikshëm pasi ndikon negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të nënës, çka ndikon direkt në kujdesin e fëmijës, por ka dhe raste më të rënda kur ka ndodhur që nëna mund të lëndojë fëmijën dhe veten.

Mjeket këshillojne që nëna duhet të jetë në një moshë të madhe kur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe ta lindi atë gjatë stinës se pranverës dhe dimrit.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604