Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka reaguar pas sulmeve të mazhorancës për kontratat e lobimit në SHBA të kësaj force politike .
Strazimiri i ka bërë një kërkesë sipas tij emergjente drejtuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ‘zëvendësuar’ ambasadorin Donald Lu.
Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë”, shkruan në një postim në rrjetin social “facebook” Strazimiri.
Postimi i plotë:
“For IMMEDIATE RELEASE!
To: H.E. Mr. Donald TRUMP,
PRESIDENT OF THE UNITED STATES OF AMERICA
Sill në Tiranë dikë që të të përfaqësojë administratën o Zotëri, se s’di me kë të merrem më parë unë:
– me këlyshët që ka pjellë “Mother Russia” këtu që në 1941 kundër meje, apo
– me ata që importon, paguan apo shfrytëzon “internacionalizmi proletar” përmes “Mother Jones” kundër teje…