INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetet gra propozojnë masa më të rënda për dhunuesit

Deputetet gra propozojnë masa më të rënda për dhunuesit

Publikuar më: 09:36 21-10-2016

Deputetet Majlinda Bregu, Mesila Doda dhe Albana Vokshi kanë dërguar në kuvend disa nisma për ndryshime ligjore në lidhje me dhunën. Ato kërkojnë forcim të masave të dënimit për dhunuesit. Kush dhunon fëmijë dhe gra mos të përfitojë më nga shërbimi i provës po të qëndrojë në burg.
Deputete propozojnë ndryshimin e nenit 59 të Kodit Penal, duke shtuar një paragraf, pra dhunuesi që është dënuar për kundravajtje penale ose vepër penale të kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, të përjashtohet nga vënia në provë.

Një tjetër nisëm ligjore lidhet dhe me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi dhe ka të bëjë me dhunën në shkolla. Mësuesit që dhunojnë të largohen nga puna, nëse kanë dhunuar fëmijë apo shpërndarjnë materiale pornografike.
Deputete kërkojnë gjithashtu që në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve, mësuesit e të gjitha cikleve që të ushtrojnë profesionin e mësuesit vetëm, pasi të kalojnë me sukses një testim psiko-emocional me qëllim identifikimin e mësuesve të dhunshëm, mësuesve me çrregullime mendore, me devijime të personalitetit, mësues pedofilë, maniakë, etj.

Article Logic
Execution time: 0.0023579597473145