INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët bëhen të gjithë bashkë, pas dy vitesh miratohen ligjet për prokurorët dhe gjyqtarët

Deputetët bëhen të gjithë bashkë, pas dy vitesh miratohen ligjet për prokurorët dhe gjyqtarët

Publikuar më: 20:34 18-07-2019

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash dy ligje të rëndësishme të Reformës në Dretësi, të cilat kishin mbetur pezull po ashtu prej dy vitesh.

Nga bashkimi i votave mes mazhorancës dhe opozitës është arritur kuorumi i nevojshëm për miratimin e 16 neneve, përmes të cilave synohet të garantohet transparencë në emërimin dhe promovimin në karrierë të magjistratëve.

Për votimin e këtyre neneve në relacion thuhet se 'Shtesat dhe ndryshimet e propozuara janë të domosdoshme, me qëllim plotësimin vakumit ligjor të krijuar nga shfuqizimi i dispozitave që lidhen me shkeljet disiplinore të magjistratëve. Plotësimi i këtij vakumi ligjor është i nevojshëm për të garantuar zbatimin e parimeve të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve, bazuar në elementet e procesit të rregullt ligjor, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare.'

Janë miratuar me shumicë votash projektligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe projektligji tjetër për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dy me 106 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023322105407715