INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e opozitës: Po kërcënohemi nga kolegët që të mos votojmë ndryshimet

Deputetët e opozitës: Po kërcënohemi nga kolegët që të mos votojmë ndryshimet

Publikuar më: 14:11 08-10-2018

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët duan të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, ankohen se janë duke u kërcënuar me jetë. Ata kanë ngritur këtë shqetësim para deputetëve të LSDM-së, BDI-së dhe diplomatëve të huaj. Mediet maqedonase shkruajnë se ata që janë kërcënuar, në telefonat e tyre kanë marrë kërcënime nga kolegët e tyre. Kërcënimet kanë mbërritur tek ta përmes rrugëve të ndryshme,nëpërmjet sms porosive, viber-it dhe në Whats App. “Në to përmenden edhe fëmijët e tyre”, shkruan Portalb.mk. Duke pretenduar se nuk kanë besim te Ministria e Punëve të Brëndshme dhe te Prokurori se mund t’ju ofrojnë mbrojtje përkatëse, deputetët e VMRO-DPMNE-së janë shprehur se tani për tani nuk i publikojnë kërcënimet. Përkrahja e ndryshimeve të amendamenteve kërkohet me garancinë se votimi në Kuvend do të jetë i fshehtë, në pajtim me Rregulloren. Kjo do të thotë se votimi do të bëhet në buton të mbyllur në Kuvend, ku çdo deputet do të merr pjesë personalisht dhe do të votojnë në mënyrë sekrete “për” ose “kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443