INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e Partisë Demokratike i publikojnë audio-përgjimin, Agron Xhafaj i padit në Prokurori [FOTO]

Deputetët e Partisë Demokratike i publikojnë audio-përgjimin, Agron Xhafaj i padit në Prokurori [FOTO]

Publikuar më: 22:17 14-05-2018

Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, do të depozitojë në Prokurori një kallëzim penal ndaj tre deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët publikuan sot një audio-përgjim ku pretendojnë se ai ka ndihmuar një ish-të dënuar për të bërë trafik droge me Italinë.

Moderatoja Ilva Tare deklaroi gjatë emisionit ‘Tonight’ se Agron Xhafaj ka depozituar në Prokurori një kallëzim penal ndaj dy deputetëve të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Sipas Xhafajt, audio-përgjimi nuk është i vërtetë, por i montuar. Ai ka paralajmëruar edhe njërëzit që mbështesin tre demokratët, por gazetarja Tare tha se nuk përmenden emra të tjerë konkretë.

I menjehershem ishte reagimi i Salianjit, i cili thekson për Politiko.al se është tmerr dhe shëmti se si mbrohet në publik një njeri i dënuar me 7 vjet e 2 muaj.

“Agron Xhafa paska depozituar kallëzim penal në orën 22:30! Dyqan 24 orësh është prokuroria?! Pse i duhet 13 orë të reagojë dikush qe është i prekur? Pse nuk e thotë direkt qe nuk jam unë!!! Tmerr dhe shëmti se si mbrohet në publik një njeri i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg dhe detyrohen te prodhojnë edhe ketë lajmin vetëm për argument vetëm pasi u tha neper studio qe pse nuk ka reaguar vete ai!”, u shpreh Salianji.

Në një lidhje telefonike me emisionin “Studio e Hapur” në News24, Alibeaj tha se është absurde që e kanë lënë ende të lirë, shkruan BalkanWeb

“S’kemi bërë gjë tjetër, vetëm detyrën tonë si opozitarë për transparencë për publikun. Është detyrim jo vetëm i yni por i gjithë qytetarëve. Së dyti, Agron Xhafaj, i dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, troket në derën e Prokurorisë, e Prokuroria nuk i vë prangat. Kjo është absurde. Nëse ka shkuar në Prokurori do duhej të arrestohej,” tha Alibeaj.

xhfj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035698413848877