INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë flasin nga kampingu i LRI-së në Jalë

Deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë flasin nga kampingu i LRI-së në Jalë

Publikuar më: 15:21 28-08-2016

Të pranishëm në Kampingun e LRI-së në Jalë ishin dhe dy deputetët e Partisë Socialiste të Portugalisë, z. Joao Torres dhe z.Ivan Gonçalves.

Në një intervistë për media, deputeti i Partisë Socialiste të Portugalisë, Joao Torres, e cilësoi si tepër të rëndësishëm rolin e Lëvizjes Rinore për Integrim edhe në arenën ndërkombëtare.

“Unë mendoj se roli i LRI në arenën ndërkombëtare është shumë i rëndësishëm. Ju tashmë keni Zv. Presidentin në Internacionalen e te rinjve socialist. Evropa, në fakt e gjithë bota, po përballet me probleme të mëdha dhe të ndryshme. Ne kemi një sërë sfidash si socialdemokratë dhe e vetmja rrugë për t'u përballuar me këto probleme është duke forcuar marrëdhëniet tona, ndërmjet vendeve ashtu dhe marrëdhëniet midis kulturave dhe organizatave. Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta bërë bashkëpunimin tonë më të fortë midis forumit portugez dhe LRI-së. Ne jemi të gatshëm për të përkrahur organizatën tuaj, në këtë rol të rëndësishëm që po luani dhe do luani në të ardhmen”, theksoi z. Torres.

I pyetur se cili do të ishte mesazhi i tij për gjithë të rinjtë shqiptarë, deputeti i Partisë Socialiste të Portugalisë u shpreh se të rinjtë kurrë nuk duhet të dorëzohen, por duhet të vazhdojnë të luftojnë për lirinë, barazinë dhe për një botë më të mirë. Deputeti Torres deklaroi se kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI.

“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Besoni në bukurinë e ëndrrës tuaj, besoni në bukurinë e ëndrrës tonë si socialistë dhe socialdemokratë dhe kurrë mos u dorëzoni, vazhdoni të luftoni për lirinë, barazinë dhe së bashku ne mund të kemi një botë më të mirë, një Evropë më të mirë. Kjo është arsyeja pse ne jemi në Shqipëri dhe ju falënderojmë shumë që na ftuat. Mendoj se çdo i ri në Evropë duhet të luftojë, sepse ne nuk duhet të jemi një gjeneratë si ajo e shkuara. Kjo është e vështirë, sepse ne duhet të luftojmë shumë dhe kjo mund të arrihet edhe duke u bërë pjesë e një partie si LSI. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bësh ndryshimin dhe ne po punojmë shumë në partinë tonë, në parlament për të bërë ndryshimin dhe për ta bërë botën më të mirë”, u shpreh Joao Torres.

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551