INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e PD në “Aeroportin e Ishmit”, Noka tregon se kush e informoi për avionin e rrëzuar

Deputetët e PD në “Aeroportin e Ishmit”, Noka tregon se kush e informoi për avionin e rrëzuar

Publikuar më: 13:03 17-09-2016

Pesë deputetë demokratë nisen drejt Ishmit të Durrësit për të parë nga afër vendin ku u zbulua avioni që hyri ilegalisht në hapësirën shqiptare nga Italia.

Edi Paloka, Arben Ristani, Flamur Noka, Alban Zeneli  dhe Keltis Kruja kanë shkuar në Ishëm, ku kanë parë detajet përreth avionit dhe ku kanë deklaruar se pista kishte prej një muaji që ishte duke u ndërtuar.

‘’Pista të tilla ndërtohen vetëm në Kolumbi. Kartelet e drogës kanë komoditetin të ndërtojnë edhe pista.’’, deklaroi Noka.

Deputeti që dha lajmin në Parlament për atë që po ndodhte në Durrës, rrëfeu nga vendngjarja se infomacionin e kishte marrë nga burime të Ministrisë së Brendshme.

‘’Informacionin e mora nga burime të brendshme të Ministrisë së Brendshme’’, ka deklaruar Noka nga Ishmi, pa dhënë emrin konkret të informatorit.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939