Deputetët e Partisë Demokratike futen me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policsë së Tiranës, dhe përplasen me efektivët.
Në videon e postuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duket momenti kur një efektiv policie tenton të largojë deputetin Gent Strazimiri i cili kishte hyrë me forcë brenda ambienteve të Drejtorisë.
Por menjëherë deputetët e tjerë, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj i dalin në krah Strazimirit dhe shtyjnë policin dhe futen në zyrat e brendshme të institucionit./Newsbomb