INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e RINJ në Parlament, Manjani fajëson Ramën, Bashën dhe Metën: Jeni përgjegjës!

Deputetët e RINJ në Parlament, Manjani fajëson Ramën, Bashën dhe Metën: Jeni përgjegjës!

Publikuar më: 18:00 05-03-2019

Ylli Manjani ka reaguar lidhur me deputetët e rinj nga PD dhe LSI, të cilët pranuan mandatin e deputetit. Ish-ministri i Drejtësisë shkruan se kryetarët e partive që i futën ata në listë janë përgjegjës përpara qytetarëve.

Reagimi i plotë: 

Që të bëjmë dallimin:

Ata që i futën në lista këto emra që pranojnë të bëjnë lulet artificiale të këtij varrezë-parlamenti, kanë përgjegjësi të rêndë politike para partive dhe votuesve të tyre!

Pra e thënë më troç: Ilir Meta e Lulzim Basha janë përgjegjës para partive të tyre!

Ndërsa blerja që po ju bën pushteti për të krijuar demokraci fallco e bën këtë të fundit, pra pushtetin, përgjegjës para Shqipërisë dhe historisë së saj!

Që do të thotë: Edi Rama është përgjegjës para Shqipërisë!

Dallimi është i madh, për të gjithë ata që kanë të parë Shqipërinë dhe jo Partinë!

Nga ana tjetër, të gjithë bashkë i janë borxhli demokracisë, pa asnjë dyshim!

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383