INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetët e rinj opozitarë rebelohen ndaj Gramoz Ruçit

Deputetët e rinj opozitarë rebelohen ndaj Gramoz Ruçit

Publikuar më: 16:46 28-03-2019

Seancat e deritanishme parlamentare kanë shkuar të qeta. Deputetët e rinj të opozitës kanë marrë fjalën dhe janë shprehur edhe për reforma të rëndësishme. Por ata kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zyrtarizimin e grupeve. Nga demokratët, Rudina Hajdari është emri më i diksutuar për të marrë drejtimin e grupit në Parlament. Lefter Koka nga ana tjetër ka kërkuar që grupi i LSI të drejtohet nga një grua. Propozimi i deputetit Enver Roshi ishte që grupi të drejtohet nga deputetja Ediola Braha, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet javën e ardhshme.

Grupi i deputetëve të PD: Rudiina Hajdari, Myslim Murrizi, Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Arben Elezi.
Grupi i deputetëve të LSI: Lefter koka, Ylli SHehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani, Ambra Borova, që pritet të bëj betimin seancën e ardhshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275